“Babai” i WhatsApp largohet nga drejtimi i kompanisë së mesazheve

0
139
Loading...

Jan Koum, bashkëthemeluesi i WhatsApp ka konfirmuar të hënën se do të largohet nga kompania.

Sipas CNN largimi vjen katër vjet pasi Facebook bleu të gjithë shërbimin mesazhor për 22 miliardë dollarë, blerja më e madhe në histori.

Përveç se ka drejtuar WhatsApp, Kuom ka qenë dhe në bordin e Facebook.

Washington Post ishte e para media që foli për largimin e tij duke thënë se Kuom ka përplasje për kriptimin dhe të dhënat personale në Facebook.

Facebook u pyet nga CNN për këtë dhe kompania e drejtoi tek postimi i Kuom.

“Po largohem në një kohë kur njerëzit po përdorin WhatsApp në shumë mënyra që unë nuk kisha imagjinuar. Skuadra është më e fortë se kurrë dhe do të vazhdojë të bëj gjëra të mrekullueshme”, ka shkruar Kuom në Facebook.

Komento:
Loading...