As Ronaldo dhe as Lionel Messi! Ky është lojtari më i kushtueshëm në merkato

0
52
Loading...

As Ronaldo dhe as Lionel Messi! Futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e futbollit është Neymar.

Të paktën kështu figuron në të dhënat e “KPMG Football Benchmark”, të publikuara nga e përditshmja italiane “Il Sole 24 Ore”.

Sipas këtij portali, që ka përpunuar parametrat e 4.700 futbollistëve në 11 kampionatet kryesore, sulmuesi brazilian i Paris SG-së ka një vlerë në merkato prej 229 milionë eurosh, shifër kjo më e lartë sesa ajo prej 222 milionë që klubi parizien i pagoi Barcelonës në vitin 2017.

Në vendin e dytë qëndron një tjetër sulmues i skuadrës kampione të Francës, Kylian Mbappe, që ka një vlerë prej 215 milionë eurosh, ndërkohë që podiumin e plotëson kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, me 203.3 milionë euro.

Ajo që të bën përshtypje në klasifikimin e 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato është mungesa e Cristiano Ronaldos, si dhe lojtarëve të Realit të Madridit, mes të cilëve edhe Luka Modriç. Për të dy këta futbollistë, faktori që ka ndikuar shumë në këtë rezultat është pikërisht mosha mbi 30-vjeçare e tyre.

Klasifikimi i “Football Benchmark” vijon me Mohamed Salah, vlera e të cilit është 168.3 milionë euro, i ndjekur nga Kane, Hazard, De Bruyne dhe Griezmann. Dhjetëshen e futbollistëve më të vlefshëm në merkato e plotësojnë Paul Pogba dhe Philipe Coutinho, respektivisht me 119 dhe 118 milionë euro.

Komento:
Loading...