Arritje të rëndësishme në eksplorimet e hapësirës në vitin 2018

0
15
Loading...

2018-a ishte një vit intensiv për udhëtimet dhe eksplorimin në hapësirë. NASA dërgoi një sondë kërkimore në Mars dhe Kina lëshoi një mjet hapësinor për në anën e errët të Hënës. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës shënoi 20 vjetorin, SpaceX theu rekordin e vet për numrin e fluturimeve në hapësirë dhe shkencëtarët gjetën ujë në një asteroid të largët. Arash Arabasadi i hedh një vështrim arritjeve të vitit të kaluar.

Njerëzimi iu afrua edhe më shumë yjeve në vitin 2018. Ishte një vit lëshimi rekord të mjeteve të hapësirës nga SpaceX, kompania private e hapësirës e themeluar nga miliarderi, Elon Musk. Misioni “Falcon 9” dërgoi pajisje në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ishte vetëm njëri nga 19 fluturime dhe 3 të tjerë janë planifikuar deri në fund të vitit.

SpaceX lëshoi gjithashtu të njëjtën raketë tre herë – edhe kjo për herë të parë – në një plan për ta bërë udhëtimin në hapësirë më të përballueshëm.

Një udhëtim në hapësirë, nuk është e lire. Kostoja është e lartë: rreth 200 mijë dollarë për fluturim, kur udhëtimi për pasagjerë në hapësirë, të bëhet realitet. Në vitin 2018, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës festoi 20 vjetorin. Ai vazhdon të mbetet një qendër studimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Rusinë dhe Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

Por pati edhe lajme më pak të mira, studiuesit njoftuan se të pesta llojet e bakterieve që u gjetën në banjën dhe platformën e fiskulturës së Stacionit , janë rezistentë ndaj antibiotikëve dhe pothuajse 80 për qind kanë gjasa të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit. Në një video të televizionit kinez, përmbajtjen e së cilës Zëri i Amerikës nuk mund ta vërtetojë, shfaqet lëshimi i një rakete kineze që parashikohet të dërgojë një sondë hënore në anën e errët të saj, në janar.

Bëhet fjalë për një sondë dhe kamera, që do të lëshojë patate dhe fara mustarde, si edhe vezë krimbi mëndafshi për të parë nëse mund të rriten në një mjedis hënor me gravitet të ulët.

Osiris Rex, eksplorator i hapësirës në NASA, fluturoi deri pak kilometra pranë Bennusë, një asteroid me përmasat e një grataçeli. U deshën dy vjet për të mbërritur atje dhe shkencëtarët u befasuan që zbuluan gjurmët kimike të uji. Ata po studiojnë gjithashtu mundësinë që Bennu mund të përplaset me tokën, pas rreth 150 vjetëve. Për momentin shanset janë 1 në 2 mijë e 700, duke zënë vendin e dytë që objektet e hapësirës që mund të përplasen me planetin tone në listen e NASA-s.

Në vitin 1977, NASA lëshoi sondën e dytë Voyager. Këtë vit, Voyager 2 hyri në hapësirën ndëryjore, që do të thotë se është tani jashtë rrjedhjes së vazhdueshme të materies nga dielli dhe fushës së tij magnetike. Aktualisht ndodhet 11 miliardë milje larg tokës dhe duhen 16 orë e gjysëm për informacion nga sonda për t’u kthyer në Tokë. Studiuesit thonë se shpresojnë që Voyager 2 të mund të bëjë edhe një udhëtim tjetër nëntë vjeçar.

Dhe së fundi, mund të keni parë këtë video të lëvizjeve fantastike të kërcimit të shkencëtarëve, pasi sonda e agjencisë InSight, u ul pa probleme mbi sipërfaqen e Marsit. InSight, është në një mission dyvjeçar si anija e parë e hapësirës, që është krijuar për të eksploruar brendësinë e planetit më të afërt me tokën në sistemin diellor. U deshën gjashtë muaj dhe afro 500 milionë kilometra dhe brenda disa minutash nga ulja, kontrollorët morën një fotografi pak të mjegullt nga sipërfaqja e Marsit.

Komento:
Loading...