Armina tregon vendin ku Shkëlzeni e propozoi për martesë dhe është i preferuari i VIP-ave

0
31
Loading...

Si sot java u bëmë dëshmitarë të një eventi shumë të rëndësishëm në jetën e blogeres Armina Mevlani.

Ajo dhe Shkëlzeni i bënë njëri-tjetrit premtimin për dashuri të përjetshme në një ceremoni të veçantë fejese pas disa vitesh bashkëjetesë.

Pas fejesës Armina ka pritur mjaft dhurata të veçanta nga të afërm, mes të cilave edhe një pikturë që fsheh një kuptim të veçantë.

“Kjo pikturë është një ndër dhuratat më të bukura që kam marrë. E pikturuar nga kushëriri im dhe është vendi ku kam marrë propozimin për martesë”, ka treguar Armina teksa ka publikuar foton e pikturës në Instagram.

Dhe në fakt vendi ku ka marrë Armina propozimin është i preferuari i të famshmëve, liqeni i Como-s në Itali, i njohur për dasmën e Sarës me Ledionin apo klipin e Bleona Qeretit.

Blogerja e ka marrë propozimin nga partneri i saj Shkëlzen Berisha në vitin 2016, në Como të Italisë, tek stoli që simbolizon dashurinë e tyre.

Komento:
Loading...