7 tipet e femrave shqiptare që i hasim në palestër, por që nuk durohen dot

0
375
Loading...

Vera mbaroi kështu që nëse “dështuat” me trupin këtë vit, mos u shqetësoni sepse mund të bëni performancën e duhur vitin tjetër.

Me siguri që tashmë keni nisur palestrën fuqishëm dhe normalisht çfarë nuk ju ka parë syri. Nëse keni qenë ndonjëherë në palestër, me siguri keni parë disa persona që shkelin rregullat e mirësjelljes dhe të bëjnë që të mendosh se më mirë mos të kishe ikur të stërviteshe.

7 tipet e femrave shqiptare që stërviten në palestër që nuk mund t’i shmangni dhe do t’i hasni kudo që të shkoni:

1. Ajo që vesh taka

Nuk mund ta kishit imagjinuar nëse do ta shihnit me sytë tuaj! Po, ka nga ato vajza që veshin taka në palestër, ndërsa frymëzohen nga kopertinat e revistave.

2.“Po shtrij pak flokët para se të stërvitem”

Dikush nga ju me siguri mund të jetë rastisur me atë femrën që do të ketë gjithçka perfekte, para se të stërvitet. Dhe fundja një pjastër në çantë për të shtrirë flokët para dhe pas palestre nuk i bën dëm njeriu? Në fakt i bën dëm vetëm flokëve të saj dhe të kushton ca “sharje” të merituara.

3.  “2 gisht” makijazh

Pavarësisht arsyes, nuk mund të justifikohesh kurrë. Dy gisht krem pudër, peneli, ruzhi dhe shkëlqyesi nuk janë të justifikueshme në ambientet e palestrës pavarësisht se e keni fytyrën me akne.

4. Ato që shkojnë për të gjetur burrë

Përgjithësisht ka dy tipe femrash: ato që ikin me qëllimin për të tonifikuar trupin dhe ato që ikin me synimin për “të gjuajtur”. Nëse jeni për këtë të dytën zgjidhni më mirë ndonjë klub nate.

5.Po nuk bërë foto, nuk ke qenë në palestër

Merr pozën për të treguar ta pasmet dhe pastaj bën një album me foto para pasqyrës. E imagjinojmë para fytyrës atë vajzën. Nuk do të thotë që gjithçka që bëni me jetën tuaj ta tregoni dhe askujt nuk i intereson nëse shkon në palestër apo jo, për sa kohë ke trupin e bukur.

6.Qajnë hallet e ditës me zë të lartë

Disa nga njerëzit më të bezdisshëm në palestër janë ata që bëjnë biseda të gjata dhe me zë të lartë në telefon, gjatë ushtrimit.

7.“Liro veglat, motra”

Ju kujtohet kur në kopsht ju mësonin se lodrat ishin për të gjithë fëmijët? Kështu duhet të silleni edhe në palestër. Mos shpenzoni 2 orë në një pajisje, nëse e shikoni se ka njerëz që po presin radhën.

Burimi: Iconstyle.al

Komento:
Loading...