7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

0
107

Facebook së shpejti mund të quhet edhe si “gënjeshtra”! Njerëzit të cilët gënjejnë në këtë rrjet social po bëhen gjithnjë e më të shumtë, ndërsa gënjeshtrat janë nga më të zakonshmet, por shtatë janë ato më të zakonshmet.

7. Më duhet të largohem…

Pjesa më e madhe e herëve “më duhet ta mbyll sepse…eh…do të dal për darkë!”, do të thotë thjesht ndërrim statusi në “jashtë linje” dhe vazhdim i shikimit të fotove dhe i statuseve pa u shqetësuar nga askush.

6. Biografia personale

Facebook janë të shumtë ata të cilët shkruajnë biografi personale të trilluara, vende ku nuk jetojnë, kompani ku nuk punojnë, tituj e medalje që nuk i kanë marrë. Janë po ashtu të shumtë ata të cilët gënjejnë mbi aspektet e tyre të karakterit duke thënë se janë pozitivë, të mençur, të qetë në një kohë kur sa kanë dalë nga një qendër çmendine apo nga burgu, sepse kanë vrarë dhe kanë bërë krime të ndryshme.

5. Mosha

Në SHBA është kryer një studim i vërtetë statistikor mbi moshën e përdoruesve të Facebook. 15-vjeçarët në përgjithësi i shtojnë dy vjet më shumë moshës së tyre ndërsa bisedojnë me të panjohurit. Ndërkohë 40-vjeçarët/et shtiren mesatarisht sikur janë 5 vjet më të rinj.

4. Fotoja e profilit

Po, fotoja e profilit nga shumica mendohet se është normalisht më unikja e fotove të bëra gjatë gjithë jetës. Madje, ajo është bërë edhe me fotoshop (shpresohet me stil).

3. Falënderimet dhe të shtirurit të surprizuar nga urimet e ditëlindjes.

Marrja e shumë urimeve nga persona që nuk i njeh është një shtirje e vërtetë në Facebook, sepse ky i fundit është pikërisht ai që ia kujton shumicës së njerëzve ditëlindjet e gjithsecilit. Po ashtu shtirje janë edhe pëlqimet apo komentet që u bëhen këtyre urimeve, kur nuk bëhen me dëshirë të plotë.

2. “Ndoshta” do të marr pjesë në një ngjarje të madhe.

Ndoshta në gjuhën e eventeve do të thotë “jo, por nuk dua të të ofendoj”.

1. “Më pëlqen”

“Më pëlqen” klikojnë te filmat, qe nuk i kanë parë kurrë, te  shkrimtarët, filozofët për të cilët nuk kanë lexuar asnjëherë ose te ndonjë foto e shpifur vetëm e vetëm për të mbajtur miqësi dhe për të marrë mbrapsht më shumë “më pëlqen” të tjera, hipokrizi i bënë pa kufij.

 

Komento: