7 aventurat që duhet të bëni me patjetër në Shqipëri, sipas të huajve

0
54
Loading...

Heywedidthat.com një faqe e dedikuar udhëtimeve dhe eksperiencave aventureske i ka dedikuar një artikull të shkurtër Shqipërisë. I fokusuar tek ana e virgjër dhe e paeksploruar ende e natyrës sonë, heywedidthat.com rendit 7 aventurat “must” në Shqipëri.

Artikulli i plotë

 Kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri për të vizituar vendin si dhe për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj. Gjetëm një vend të bukur dhe të larmishëm me një të kaluar të ndritur. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Evropës me një diktaturë izoluese. Sot, është një vend që ka shumë për të ofruar për ata që kërkojnë anën e fshehur, të panjohur dhe të egër të Tokës. Ja 10 gjërat që duhet të shihni dhe bëni kur shkoni për një aventurë në Shqipëri.

Përshkruani me makinë bregun jugor. Udhëtoni nga qyteti i Vlorës drejt maleve përmes rrugës bregdetare. Do të endeni rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur.

Rafting në kanionet e Osumit. Ju pret një botë ujore gati e paprekur. Udhëtoni për rreth një orë nga qyteti i Beratit dhe do të shijoni një nga udhëtimet më të bukura të rafting që keni përjetuar. Guidat janë në dispozicionin tuaj.

Burimet e nxehta të Benjës në Përmet. Mund ta kombinoni këtë me udhëtimin e rafting dhe të qëndroni një natë në Përmet para apo pasi të shkoni në Berat për të provuar llixhat. Ujërat nuk janë shumë të nxehta por mineralet janë shëruese (dhe freskuese) në një ditë të nxehtë.

Eksploro “fjordet” shqiptare në veri. Udhëtoni nga Tirana drejt Shkodrës dhe pastaj përmes maleve në liqenin e Komanit. Këtu mund të bëni një udhëtim ditor ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë të Fierzës. Në disa prej trageteve mund të marrësh edhe makinën.

Ngjisni Kepin e Rodonit deri në kështjellën e perëndimit. Këtu ndodhet një kështjellë e vogël e fshehur në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark. Mund të shijoni një ditë plazhi dhe argëtimi mesjetar.

Numëroni bunkerët ndërkohë që udhëtoni në rrugët e vendit. Vlerësohet të ketë rreth 200 mijë bunkerë në vend. Askush nuk e di numrin e saktë, por kreu i komunistëve i ndërtoi ato nga frika e një pushtimi që nuk ndodhi kurrë.

Zgjidhni rrugën e paasfaltuar. Ka shumë rrugë që nga të shtruara kthehen në rrugë me pluhur dhe gurë. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë, merrni rrugën e pashtruar dhe zbuloni diçka të harruar nga koha si një monument i epokës së fundit ose një rindërtim i rrugës osmane. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse nuk e provon.

Komento:
Loading...