6 gjërat që i ndodhin trupit tuaj pasi hiqni dorë nga buka

0
20

Eliminimi i karbohidrateve nga regjimi ushqimor është sikur të mos furnizosh makinën me karburant e të pretendosh të ecë.

Sigurisht trupi i njeriut ka nevojë për shumë lëndë të tjera ushqyese, por nëse ju reduktoni sasinë e karbohidrateve ja çfarë do t’ju ndodhë.

1-Humbni peshën nga mbajtja e ujit

Kur zvogëloni sasinë e karbohidrateve ju do të humbni peshë, por nuk është yndyrë ajo që po shkrini, por ujë. Karbohidrat ruhen në trup në formën e glykogjenit e çdo gram karbohidrati ruan tre deri katër herë peshën e tij në ujë. Kur ju ndërprisni marrjen e karbohidrateve, këto rezerva do të zbrazen dhe do të humbni sasi të mëdha uji.

2-Mund të sëmureni më lehtë

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trurit. Kur një person eleminon karbohidratet, ai do të ndihet i lodhur, i plogështuar, i dobët fizikisht, do të ketë pagjumësi e ndjesinë e të përzierës.

3-Ulet dëshira për të ngrënë

Karbohidratet e rafinuara rrisin brenda një kohe të shkurtër sheqerin në gjak, për ta ulur në mënyrë drastike. Kjo gjë ju bën të uritur dhe të konsumoni ushqim për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll.

Kur ju ndërprisni karbohidratet në tru çaktivizohet qendra e varësisë nga karbohidratet kësisoj dhe dëshirën për t’i ngrënë.

4-Bie niveli i energjisë

Drithërat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit dhe vitaminave B, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e niveleve të energjisë. Kufizimi i tyre bën që ju të ndiheni më të lodhur

5-Probleme me aparatin tretës dhe kapsllëk

Fibrat e gjendura me shumicë tek drithërat, jo vetëm që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, por zvogëlojnë dhe rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike.

6- Luhatje humori

Nëse ju i thoni “JO” drithërave të shëndetshme i keni thënë jo, neurotransmetuesve si serotonina që ju bën të ndiheni mirë.

Komento: