5 gjërat e sikletshme që një mashkull do t’ju pyes në takimin e parë

0
16

Numrin e ish-ave të tu

Ai duhet të kuptojë se me sa duhet të konkurojë, nuk ka rëndësi nëse keni një kilometër të lartë ose të ulët. Doni këshilla? Trego të vërtetën. Ka një ndryshim të madh mes të thënit: “Nga të gjithë ata që kam patur, ti je më i miri”, me: “Unë kam patur vetëm dy meshkuj dhe ti je më i miri”. Duke treguar të vërtetën ju do kuptoni si është i brumosur dhe nëse ia vlen të rrini me të apo jo.

Vitin e (vërtetë) të lindjes suaj

Për femrat, sidomos ato mbi të 30-tat,  mosha është një makth, por për njerëzit e tjerë është një detaj i pakalueshëm. Meshkujt e interesuar për ju, do t’ju pyesin padiskutim se sa vjeç jeni dhe bëni mirë të tregoni të vërtetën pasi në të kundërt do të jepni idenë se ju e doni ta fshihni moshën dhe jeni të kompleksuara. Meshkujt nuk i pëlqejnë femrat që kanë komplekse por ata duan që ato të jenë sa më të lirshme dhe vetëvetja.

Cfarë mendon pasi keni bërë dashuri

Kur meshkujt janë duke bërë seks, nuk kuptojnë asgje edhe t’i bie tavani mbi kokë, imagjinoni të vënë re humorin e një femre dhe vetëm pas marrëdhënies mund ta kuptojnë gjendjen e një femre. Meshkujt duan të dinë se çfarë mendon partnerja e tyre por nëse keto mendimi janë “Çfarë të vesh nesër” apo “A më ka marrë dikush në telefon” do të ishin të pakonceptueshme nga ana e partnerit.

Sekretet e parrëfyera të së shkuarës

Nëse ai do të dojë të dijë secrete që ju nuk ia keni thënë askujt, do t’ju provokojë duke u rrëfyer ai i pari për gjëra të lehta që realisht nuk kanë rëndësi, vetëm e vetëm për t’ju bërë ju të flini. Secili ka secrete dhe kjo dihet botërisht por nëse ju ndjeni se marrëdhënia juaj ka arritur një stad të pjekur dhe mund t’ia rrëfeni, bëjeni por kini kujdes. Askush nuk është vetja juaj dhe disa rezerva duhen mbajtur gjithnjë, për çdo rast.

Fantazitë e tua erotike

Ai ju pyet sepse shpreson të jenë të njëjta me të tijat. Ju keni dy opsione: ose tregoni ato realet, ose përpiquni të kuptoni se çfarë ai dëshiron të thotë. Nëse fantazitë tuaja janë njësoj, çdo gjë do të shkojë mirë. Përndryshe, pse nuk gjeni fantazi të reja së bashku?

Komento: