5 efektivë të plagosur në protestë

0
55
Loading...

5 efektivë policie kanë mbetur të plagosur në protestën e opozitës këtë të shtunë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se efektivët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës.

“5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”, shkruaj Lleshaj.

Më herët, teksa postoi fotografi të një efektivi të lënduar i cili ndodhej në ambientet e spitalit, Ministri dënoi dhunën dhe tha se autorët do të mbajnë përgjegjësi.

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter.

Pas zhvendosjes së protestës para parlamentit, protestuesit u përplasën me policinë. Ata hodhën tymuese, flakadanë e kapsolla në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Komento:
Loading...