45-vjeçarja tregon formulën që “shpëton” familjet: Burra, ejani në shtrat me mua

0
248
Loading...

Një 45-vjeçare, e ve prej 10 vitesh, ka rrëfyer se si ajo ofron “zgjidhjen perfekte” për të mos shkaktuar divorce.

Gweneth Lee ka treguar për “Daily Mail” se ka shkuar në shtrat me të paktën 100 burra të martuar dhe kjo u ka shpëtuar atyre martesën.

Zonja Lee nuk ndjehet aspak fajtore kundrejt bashkëshorteve të burrave me të cilët ka patur marrëdhënie seksuale, përkundrazi. “U kam bërë një favor, sepse kam shpëtuar martesën e tyre”.

45-vjeçarja thotë se të paktën në një rast, një burrë ka ardhur në shtrat me të me konsensusin e bashkëshortes së tij. “Unë isha thjesht një prizë, që të ketë kënaqësinë që gruaja e vet nuk donte t’ia jepte”.

Ajo thotë se, duke i bërë burrat e lumtur, ka kontribuuar që edhe bashkëshortet e tyre të jenë të lumtura.

Gweneth kishte qenë besnike ndaj burrit të saj derisa ishin së bashku, por vendosi të përqafonte një mënyrë jetese më ekzotike pas vdekjes së tij.

Bashkëshorti i saj holandez, Robert, vdiq nga kanceri i mëlçisë dhe Gweneth tashmë jeton sa në Çelsi të Londrës, aq edhe në Kaliforni. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Fotot: Daily Mail

Komento:
Loading...