25 këshilla të arta për shëndetin që duhet t’i dini

0
88
Loading...

1- Patatja e ëmbël parandalon kancerin falë përmbajtjes së lartë të vitaminës A.

2- Të hani darkë vonë rrit incidencën për kancer në ezofag.

3- Mos hani më shumë se 3 vezë në ditë, sidomos nëse jeni diabetik, pasi rrit rrezikun për sëmundje zemre.

4- Frutat duhet të konsumohen para buke, pasi trupi i përthith më mirë vitaminat dhe mineralet.

5- Mos pini çaj gjatë menstruacioneve.

6- Mos hani domate me stomak bosh.

7- Pini një gotë ujë me limon dhe mjaltë menjëherë sa të zgjoheni.

8- Mos hani darkë gjatë 3 orëve para gjumit.

9- Mos hani bukë të thekur shumë (të djegur) pasi mund të shkaktojë kancer.

10- Mos e karikoni telefonin apo pajisje të tjera kur flini.

11- Pini 10 gota ujë në ditë për të parandaluar kancerin në fshikëzën e urinës.

12- Pini më shumë ujë gjatë ditës se gjatë natës.

13- Mos pini më shumë se dy filxhanë kafeje në ditë pasi mund të shkaktojë pagjumësi ose gastrit.

14- Hani më pak ushqime me yndyrë pasi trupi i nevojitet 5-7 orë për të tretur këtë grup ushqimesh dhe do t’ju bëjë të ndiheni i lodhur.

15- Hani më pak pas orës 5 të pasdites.

16- Hani ushqime që ju rrisin humorin, peshk, banane, qitro, spinaq, hudhër, pulë dhe pjeshkë.

17- Të flini më pak se 7 orë gjumë ju ndikon tek funksioni i trurit.

18- Nëse merrni një sy gjumë në drekë ju bën të dukeni më të rinj.

19- Merrni sasinë e duhur të omega 3 me një grusht arra.

20- Merrni sasinë e duhur të vitaminës E duke ngrënë një grusht me fara luledielli.

21- Qëndroni për të paktën 15 minuta në diell çdo ditë për të marrë vitaminën D në mënyrë natyrale.

22- Hani një spec në ditë për të marrë vitaminën C në mënyrë natyrale.

23- Hani 2 kupa me kos çdo ditë për të marrë sasinë ditore të kërkuar për calcium.

24- Pastroni trupin me shparg dhe perime të tjera me gjethe jeshile.

25- Largoni mendimet negative nga koka, sidomos gjatë ngrënies.

 

Komento:
Loading...