10 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në një takim të parë

0
19
Young couple has breakfast at italian café

Eksperti i takimeve Michelle Leuis, shkrimtar i Flirting 101 dhe organizator i një grupi njohjesh, ka listuar faktorët kyçë që ju pengojnë një njohje të parë. Ja se si t’i rrisni shanset e dashurisë:

Mos u përpiqni shumë. Nëse përpiqeni fuqishëm të shisni veten te tjetri, duke nisur çdo bisedë me përemrin vetor “unë”, atëherë do t’ia hiqni magjinë diskutimit.

Mos pranoni se e keni gjurmuar. Të gjithë bëjmë një kontroll të shkurtër ose të gjatë në median sociale të personit me të cilin e lëmë për të dalë, por ju mos e pranoni këtë.

Është takim, jo intervistë. Sigurisht, ju mund të shpresoni që ky të jetë takimi i fundit që mund të keni në jetën tuaj dhe të arrini të gjeni shpirtin binjak përjetësisht, por mos i shtyni motivet tuaja shumë larg te personi tjetër.

Vajza, lëreni mashkullin të paguajë. Disa thonë se sjellja prej xhentili ka vdekur, por sipas ekspertëve është e vërtetë vetëm nëse juve e lini që të ndodhë.

Kuptoni tensionin. Përqafoni nervat që ju kapin në një takim të parë. Nëse nuk jeni nervozë, atëherë ose e keni bërë shumë shpesh, ose nuk jeni njeri.

Kushtoni vëmendje. Jini shumë të vëmendshëm dhe kapni shenjat. Përtej të gjithë stresit që po kaloni, është e rëndësishme të dëgjoni edhe atë që thotë njeriu tjetër.

Politika nuk është seksi. Fatkeqësisht, pavarësisht se sa të interesuar jeni në zgjedhjet e ardhshme, biseda e politikës nuk do ta ndihmojë shumë takimin tuaj të parë.

Harrojeni seksin. Nëse dëshironi të keni një takim të suksesshëm, harrojeni seksin që në takimin e parë. Mund të prishë gjithçka.

Pini mjaftueshëm. Shumë njerëz ndihen nervozë përpara një takimi dhe konsumi i një pije mund t’i ndihmojë ata të qetësohen dhe të largojnë tensionin, por sigurohuni që ju të mos e teproni.

Mos jepni mesazhe polemike. Jini të qartë me veten tuaj dhe mos jepni vazhdimisht mesazhe që bien në kontradiktë. Ndajeni mendjen nëse ju pëlqen apo jo tjetri.

Komento: